Gështenja: Kërkohet një model i ri në PD, Basha e Berisha të provuar! Kaosi s'ndalet deri në plotësimin e kërkesave! Daci: Deputetët e Bardhit pa kurajo për të nxjerrë një kryetar

10 Nëntor 2023, 19:02 | Përditesimi i fundit: 2023-11-10 19:12:35

I ftuar në “Studio Live” në Report TV deputeti Lefter Gështenja tha se kaosi i Rithemelimit nuk do të ndalet derisa të plotësohen kërkesat që kanë. Sa i përket situatës në PD, Gështenja shtoi se duhet një lider i ri pasi Berisha dhe Basha janë provuar.