Gëzim Tushi, koha në politikë më e vështira e 70 viteve jetë (27 janar 2023)

27 Janar 2023, 19:03 | Përditesimi i fundit: 2023-01-27 22:26:03

Profesor Gëzim Tushi erdhi këtë herë në "Esencë" për një retrospektivë të jetës së tij personale dhe profesionale. Me një kontribut të gjatë në jetën publike dhe veçanërisht në aspektin social ai na rrëfeu fillimet. Që prej kohës së shkollës tek kontributi në mësimdhënie ai kujtoi mes fotosh këto eksperienca jete. Mes të tjerash ai tregoi sesi u dashurua me bashkëshorten ndërsa ishte profesori i saj në shkollë. Në raport me mësimdhënien ai shprehet se është një profesor kërkues por që ruan ekuilibra të shëndetshëm me studentët e tij. Më vonë do të vintë angazhimi i tij në politikë në qytetin e Vlorës,që do të ishte i shkurtër. Një video surprizë erdhi për profesorin nga një mik dhe bashkëpuntor i vjetër,Afrim Agalliu. Njëherësh dhe një mesazh i ngrohtë nga një ish kolege dhe mikeshë e profesorit,Anisa Ruseti.