Gjakovë/ Abetarja e unifikuar, ministrja e Arsimit: Libri që do na bashkojë dhe do të na forcojë me Kosovën

1 Shtator 2022, 11:27

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka ndarë një mesazh mjaft emocionues nga Gjakova, aty ku po zhvillohet ceremonia në kuadër të ditës së parë të shkollës për nxënësit e Kosovës. Abetarja e unifikuar do të fshijë kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, tha Kushi.

‘Hera e fundit që kam qenë në Gjakovë ishte kur organizuam një koncert të përbashkët mes shkollave të Tiranës dhe Gjakovës. Më pas isha në Prizren, më pas në Prishtinës për mbledhjen e përbashkët të qeverive. Por, unë mendoj se një ndër punët më të mira është abetarja e përbashkët unike. Jam shumë e lumtur që gjendem mes jush për këtë ditë, të mbahet mend si dita që të vegjlit mësojnë më të njëjtin libër. Kjo abetare do të fshijë kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Libri që do na bashkoje dhe do të forcojë më shumë bashkimin me njëri-tjetrin. Jemi një komb! ’- tha Kushi