Gjenden 43 bidonë me karburant afër Sazanit, dyshohet se i hodhi një skaf gjatë ndjekjes, vinte nga Greqia! Policia: U kontrolluan 200 mjete lundruese

1 Prill, 15:42 | Përditesimi: 1 Prill, 15:42

Mjeti tip skaf ka ardhur nga Greqia dhe sapo ka pikasur policinë, e kanë hedhur benzolin në det, me peshë rreth 3 tonë. Autorët  dyshohet se janë larguar sërish drejt shtetit fqinj. Policia konfirmon gjetjen e bidonëve duke pluskuar dhe nisjen e hetimeve. Vijon kontrolli detar bashkë me Guardia di Finanza

I.M/Shqiptarja.com