Gjendet i vrarë me armë zjarri 58-vjeçari në Vlorë, ishte i punësuar si roje në një objekt në ndërtim

27 Prill, 08:08 | Përditesimi: 27 Prill, 08:08

Një 58-vjeçar është gjetur pa shenja jete në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Sipas policisë, 58-vjeçari dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Ai ishte i punësuar si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij. 

r.k./Shqiptarja.com