Gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit në Lumin Seman! Të njëjtës familje 10 vite më parë iu mbyt një fëmijë, jetonin në kushte ekstreme

11 Gusht 2022, 15:14

I mituri Ergis Saka humbi gjurmët pasditen e djeshme teksa peshkonte në lumin Seman. Trupi i pajetë  i 14-vjeçarit u gjet ditën e sotme nga palombarët e forcave RENEA. Ergisi shkonte shpesh në lumin Seman, pasi aty ai siguronte ushqim për familjen e tij, të cilët jetonin në kushte ekstreme ekonomike.