Gjermania kërkon zbatimin e Marrëveshjes Kosovë-Serbi

12 Shtator 2023, 17:18

Para takimit të 14 shtatorit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç vijnë porositë nga Gjermania. Raundi i ri i dialogut të nivelit të lartë zhvillohet pas muajsh tensionesh të larta në veri të Kosovës.