Gjeti helmetën zhytëse të Luftës së Dytë Botërore, i riu: E pashë rastësisht duke ndjekur oktapodin

8 Qershor 2021, 14:03 | Përditesimi i fundit: 2021-06-08 14:05:19

Në një lidhje telefonike për "Report TV", Gjomemetaj thotë se e gjeti atë në një thellësi 35 metra dhe se e ndeshi rastësisht, ndërsa po kërkonte oktapod.

"E gjeta rastësisht, bëra një zhytja në Karaburun për oktapod dhe rastësisht e gjeta, e kuptova që ishte diçka antike. Ishte baltë dhe pashë pjesën e xhamit sepse reflektoi dhe iu afrova. Aty provova ta nxirrja, e pashë që ishte e madhe, peshon diku te 11 apo 12 kilogramë. U zhyta në 35 metra thellësi, zakonisht zhytem deri në 25 metra, por nuk po gjeja oktapod dhe duke 'ndjekur' oktapodin, u rastisa me këtë", tha ai.