Gjiknuri takime me strukturat e PS në Selanik: Po punojmë për njohjen reciproke të pensioneve

2 Tetor 2022, 19:05

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike në Selanik. Teksa i informoi për zhvillimet në vendin tonë, Gjiknuri theksoi se kjo mazhorancë ka bërë shumë për shqiptarët jo vetëm në Shqipëri, por dhe për komunitetin në Greqi. Ai theksoi se alternative politike përballë përfaqësohet nga Saliu dhe nga Iliri të cilët i kanë shkaktuar shumë fatkeqësi këtij vendi.