Ceremonia e Ujit të Bekuar në Gjirokastër ka nisur me meshën në katedralen ortodokse "Ngjallja e Krishtit", ku besimtarët kanë marrë pjesë në meshën e organizuar me këtë rast.
Meshën e kanë drejtuar at Theodhori dhe at Dhionizi. Në orën 11:00 grupi i besimtarëve kanë rrugëtuar për tek brigjet e lumit Drino për të kryer ritualin e hedhjes së kryqit në lumë.
I vetmi që luftoi për të tërhequr kryqin nga lumi, ishte 13- vjeçari Mojsi Mërkuri.