Gjirokastër/ Murtaja e bagëtive, konfirmohet vatra e parë në Libohovë! Karantinohen 256 krerë

23 Qershor 2025, 12:35 | Përditesimi: 23 Qershor 2025, 15:21

Është konfirmuar vatra e parë e murtajës së Ruminantëve të vegjël në zonën e Libohovës, Gjirokastër. Specialistët e shërbimit veterinar janë në terren dhe kanë nisur zbatimin e protokolleve të emergjencës, përfshirë dezinfektimin e zonës dhe mbikëqyrjen e rreptë të tufave të tjera në afërsi

A.A/Shqiptarja.com