Gjirokastër/ Zjarri shkrumbon 3 hektarë kullota, rrezikohet një banesë në fshatin Palokastër

15 Qershor 2025, 17:55 | Përditesimi: 15 Qershor 2025, 17:55

Një zjarr masiv ka përfshirë kodrën në afërsi të fshatit Palokastër në Gjirokastër, duke rrezikuar një banesë dhe shkrumbuar rreth 3 hektarë kullota e shkurre. Në vendngjarje ndërhynë 12 zjarrfikës me katër mjete.

E.H/Shqiptarja.com