Gjithçka që duhet për të kryer atentat! Zbulohet depo armësh në Kodër Mëzez, mitraloza, snajper e makina të blinduara! Pranga 62-vjeçarit, në kërkim i biri

18 Gusht 2022, 22:15

Në 2017, Kujtim Çaushi u vu në pranga pasi në pjesën e pasme të banesës së tij iu gjet pistoletë e tipit “Glock”, me një krehër dhe 13 fishekë...sot pas 5 vitesh ai është shndërruar në pronar i një depoje armësh, ku kishte gjithçka që duhet për të organizuar një atentat të mirëorganizuar.