Gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

6 Janar, 17:15

Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë. Në fletëvotim, qytetarët do të mund të zgjedhin një subjekt politik dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Ky është një ndryshim pas miratimit të Ligjit të ri për zgjedhjet. Në të kaluarën, qytetarët kanë pasur mundësinë të zgjedhin deri në pesë kandidatë.