TIRANE- E ftuar në studion e Report Tv me gazetarin Ilir Babaramo, ish-deputetja e LSI Klajda Gjosha deklaroi se në vend ka pasur një histeri për t'iu kundërvënë presidentit francez Emanuel Macron pas vendimit për shtyrjen e negociatave. Gjosha tha se ishte e vështirë të ndahej Shqipëria nga Maqedonia e Veriut, prandaj vendimi u mor në bllok për të dyja vendet.
"Unë e kam thënë disa herë që ishte e vështirë të ndahej Shqipëria nga Maqedonia. Dhe asnjëherë nuk do mund të merrej vendimi për Shqipërinë të ndarë nga Maqedonia. Ka pasur një histeri për t'iu kundërvënë Macronit. BE tashmë është një lojë shahu se kush do të jetë vendi lider i Këshillit. Gjermania ka probleme e saj të brendshme. Nuk dihet se kush do të jetë qeveria e ardhshme e Gjermanisë. Tezat e Macron sot po fitojnë. Një prej tezave të tij ka të bëjë me reformimin e BE. Komisioni rekomandoi hapje pa kushte. Por komisioni shikon vetëm letrat, ndërsa vendet anëtare ndeshen me problematikën reale. Ka pasur një moskomunikim shumë të gjatë të institucioneve.
TIRANË-Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha se opozita nuk ka asnjë përgjegjësi për vendimin negativ të Bashkimit Europian! Për të, fajtor kryesor është kryeministri Edi Rama. Në studion e emisionit "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Duma argumentoi qëndrimin e saj se opozita ia la të gjitha pushtetet Edi Ramës, por megjithatë ky i fundit dështoi krejtësisht, ç'ka ka sjellë sipas saj edhe "JO-në" e BE.
"Opozita nuk mban përgjegjësi, ia la të gjitha pushtetet Ramës dhe doli në rrugë, por BE i tha për të gjashtën herë zgjidhje", u shpreh Duma. Përballë gazetarit Ilir Babaramo, për Dumën Shqipëria nuk e ka merituar hapjen e negociatave, sepse sipas saj vendi ynë renditet i fundit në Ballkanin Perëndimor për sa i përket zhvillimit ekonomik dhe se vendimi i BE-së ishte një ndëshkim për këtë aspekt, por jo vetëm