GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg ish kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe! Akuzohet se shpërdoroi detyrën dhe lejoi ndërtimet pa leje

29 Korrik 2022, 19:18

Ish kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe ështëdënuar me 2 vite e 4 muaj burg pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje. GJKKO ka vendosur ta dënojë me burg dhe t'i hiqë të drejtën për 5 vite që të mbajë funksione publike. Ndaj tij rëndonin tre akuza, për të parën, atë të abuzimit me tenderat për kanalet vaditëse ka marrë pafajësi ndërsa u dënua për 2 akuza, për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje. Ndërsa Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë është dënuar me 2 vite burg dhe i hiqet e drejta për 5 vite për të ushtruar funksione publike.