GJKKO kalon për gjykim dosjen e inceneratorit të Tiranës me 12 të pandehur, mes tyre ish ministri Lefter Koka, Alqi Bllakos i rikualifikohet vepra penale

13 Dhjetor, 15:22

GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes për gjykim për 12 te akuzuarit e parë për inceneratorin e Tiranës. Nga 12 të pandehurit 9 kanë kërkuar gjykim të shkuruar, ndërsa  Silena Tola, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi kanë kërkuar procedurën e gjykimit të zakonshëm.

Kjo kërkesë do shqyrtohet në seancën e ardhshme nga një tjetër gjykuese.  Në datë 2 gusht 2024, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre”.

Masat për inceneratorin u lëshuan në dhjetor të vitit 2023, ndërsa për gjykim kanë kaluar ish ministri i mjedisit Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj dhe Silena Tola.

    No videos found.