Gjykata e Posaçme la sot në fuqi masën e “arrestit në burg” për Arben Lamçja, i ekstraduar disa ditë më parë (23 Gusht) nga Kosova.
Lamçja, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe sipas SPAK është vrasës me pagesë i hetuar në dosjen "Plumbi i artë", i njohur si një nga ushtarët e besuar të vëllezërve Franc Çopja dhe Hajdar Çopja në Elbasan.
50-vjeçari u arrestua më 4 gusht në Kosovë për llogari të një vendimi të Gjykatës së Posaçme, që caktoi ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg ne mungesë.