GJKKO pushoi hetimin për Ardian Dvoranin, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës

16 Shtator 2022, 10:21

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ilir Metës për ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Kështu pas vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për pushimin e hetimeve. Kujtojmë se gati një vit më parë ka qenë Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit që ka rrëzuar kallëzimin e Presidentit të atëhershëm të Republikës për ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.  Gjykata ka pranuar kërkesën e SPAK, i cili pas hetimeve që zhvilloi kërkoi pushim akuze e mbyllje të çështjes.  Vetë Ardian Dvorani e komentoi këtë vendim duke thënë se koha e gjyqeve publike ka mbaruar.

    No videos found.