GJKKO shtyu vendimin për Berishën, Gjokutaj: Shkelje e rëndë nga Apeli, prokurorët vijnë në gjyq si në bar kafe

24 Janar, 12:18

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj e ka konsideruar si një shkelje të rëndë të Apelit të GJKKO vendimin për shtyrjen e seancës ku do shqyrtohet kërkesa e tyre për lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak.

Gjokutaj nuk kurseu as ironitë për prokurorët për të cilët tha se paraqiten në gjyq si të jenë në bar-kafe me të njëjtat qëndrime.

“Prokurorët mbajtën një qëndrim, folëm 2 orë e gjysmë ata kontestuan për 5 minuta. Dje thanë nuk paraqitet. Vendimi shkelje e rëndë çka përbën përgjegjësi të madhe për gjykatësen. Por do presim vendimin nesër në orën 09:00. Mungesa e gjykatës i bën prokurorët të vijnë si në bar-kafe. Palët nuk janë të barabarta në gjykim”- tha avokati.