GJKKO u konfiskoi 27 pasuri/ Të kërkuar në Itali për trafik droge, vetëdorëzohen në polici, vëllezërit Farruku! Gjykata e Durrësit vendos arrestin shtëpiak për të dy

7 Janar, 15:44

Kreshnik Farruku, një person i kërkuar nga autoritetet italiane, është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit së bashku me të vëllain Erneo Farruku. Kreshnik Farruku (Budlla) është kreu i klanit Farruku, i njohur për aktivitetet kriminale.

Ditën e sotme, Gjykata e Durrësit vendosi lënien e tyre ne arrest shtëpiak deri në momentin e ekstradimit në Itali, ku kërkohen për shkak të masës së sigurisë të vënë nga Gjykata e Breshias.

Ata ishte në kërkim ndërkombëtar dhe iu konfiskuan pasuritë në dhjetor të vitit të kaluar, pas hetimeve që lidhen me aktivitetet e paligjshme të këtij klani.