Gjurma e gishtit që zbuloi Nuredin Dumanin në vrasjen e Bujar Çelës u zbulua në një kartëmonedhë

13 Tetor 2020, 14:39 | Përditesimi: 13 Tetor 2020, 14:39

Lekët që Nuredin Dumani i ka dhënë një punonjësi karburanti në Elbasan, vetëm 20 minuta para se të ekzekutohej Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, kanë shërbyer si prova kryesore që ka sjellë identifikimin e njërit prej autorëve të vrasjes së taksistit në Bradashesh. Bëhet fjalë për një kartëmonedhë, që policia ja ka sekuestruar një punonjësi karburanti, i cili 20 minuta para se të kryhej vrasja e Bujar Çelës, i kishte shërbyer pikërisht automjetit tip Renault, që autorët përdorën në këtë vrasje. Nga pamjet filmike të sekuestruara pranë karburantit, duket qartë që ditën e ngjarjes, mëngjesit e datës 17 shtator, automjeti tip “Renault” është shfaqur në ambientet e një karburanti, dhe pikërisht këtu është furnizuar me naftë.

r.k./Shqiptarja.com