Detaje të reja nga vrasja në Rrogozhinë/ Klevis Kapllani shok i ngushtë i Nuredin Dumanit, që kërkohet për dy vrasje
Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllani
RROGOZHINË- Zbardhen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Klevis Kapllanit në fshatin Sinaballaj, të Rrogozhinës. Burime policore thonë se Kapllani ishte shok i Nuredin Dumanit, person ky që është shpallur në kërkim për ngjarjen e vrasjes në Shkozet të dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia nga Puka. Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllani, janë nga i njëjti fshat, Sinaballaj dhe para se Dumani të shpallej në kërkim nga policia, ata shoqëroheshin bashkë në publik.
Burime nga policia e Kavajës thonë se Kapllani ka qenë i dënuar dy herë në Itali, si shpërndarës droge. I dënuar në Itali për tregtim droge është dhe vëllai i Klevis Kapllanit. Deri në këtë fazë të hetimeve, nuk ka asnjë person të dyshuar dhe arrestuar për vrasjen. Vrasja besohet se është kryer nga dy persona, ku njërit prej autorëve i ka rënë në tokë pistoleta tip “Glock”, me të cilën nuk është qëlluar. Para ekzekutimit, ai ndodhej me disa shokë të tij në një nga lokalet e fshatit dhe më pas është drejtuar për në banesën. Por kur kishin mbetur edhe gati 200 metra për të hyrë në banesë, 33-vjeçari është qëlluar për vdekje me një tip automatiku “Tomson”.
Autorët kishin hedhur në rrugë disa degë ferrash, si skenar për të detyruar Kapllanin që të qëndrojë. Dhe në fakt ashtu ka ndodhur. Teksa Klevis Kapllani, është afruar në një distancë prej gati 200 metra larg banesës së tij, në rrugë ai ka konstatuar disa degë ferrash,që dy autorët i kanë hedhur për ta penguar. Sapo Kapllani ka qëndruar me qëllim largimin e ferrave nga rruga, dy persona janë shfaqur befasisht nga arra me misër që ndodhej buzë rrugës, duke qëlluar nga një distancë shumë e afërt me 14 plumba, babanë e një fëmije dy vjeç.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
12%
-
Jo
80.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1313
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Plumbi i artë/ 'Nuk vdes pa iu ngrenë hallvën', zbardhen debatet në GJKKO mes Dumanit e Divës! I prenduari drejtësisë tregon si u vra Fatmira Dedja
4 Mars, 11:24
-
Nesër primaret e PD, ja cilët janë kandidatët për qarkun e Tiranës dhe vendet ku do të votohet
28 Shkurt, 19:21
-
Në Rrogozhinë luhet me prozhektorë, Tetova: Mendjen te ndeshja e radhës, Egnatia katër mungesa titullarësh
28 Shkurt, 13:30
-
I akuzuari për vrasje denoncon në sallë: Jam dobësuar 40 kg në burg, vrasësi Nuredin Dumani shijon ‘Coca Cola’ dhe femra
27 Shkurt, 10:57
-
Barazim 'i ëmbël' 2-2, Egnatia eliminon Bylisin dhe gjen gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë
26 Shkurt, 15:53
-
‘Plumbi i artë’ në GJKKO/ ‘700 mijë euro për të ndryshuar dëshminë ndaj Suel Çelës e Gent Sharrës!', Nuredin Dumani i kundërvihet ish-shokëve në gjyq
26 Shkurt, 12:34
-
Kundër Bylisit në Kupë, Edlir Tetova kërkon përqëndrim: Gjithçka e hapur për kualifikimin, presim shumë nga Guindo
25 Shkurt, 13:14
-
'Plumbi i artë' në GJKKO/ Diva: Dy deputetët donin vrasjen e Talo Çelës, i dhanë çantën me lekë Dumanit! I penduari: S’është e vërtetë, SPAK-ut i dhashë kodet e mia në Sky dhe Matrix
25 Shkurt, 11:08
-
I qeshur, Tom Doshi në SPAK: Isha për zgjedhjet e 2023, takova një person në përgjim në Rrogozhinë! PSD kundër shkrirjes së Prokurorisë së Posaçme (VIDEO)
24 Shkurt, 08:56
-
‘Grabitëm shtëpinë e dhëndrit të Agron Dukës’, deputeti për dëshminë e Dumanit: S’është e vërtetë, triller për qëllime të caktuara
20 Shkurt, 19:20
-
Nuredin Dumani dëshmon në gjyq grabitjen e banesës së dhëndrit të Agron Dukës: Më thanë se ishin 500 mijë euro! Tek argjendaria u vodhën 8.3 kg ar! Avokatja: Më kërcënoi
20 Shkurt, 12:15
-
Aksidenti në aksin Peqin-Rrogozhinë, u përplasën 2 makina, humb jetën njëri nga drejtuesit, arrestohet 38- vjeçari
20 Shkurt, 09:52
I bje qe kush ka godit kete nje dit me von ka godit vllain e talos, po lahen hespet.
Përgjigju