Gjykata e Korçës vendos 'shërbim prove' për Dritson Kurtin, u akuzua për marrëdhënie të paligjshme me të mitur! Avokati: Do diskutoj me klientin nëse do e çojmë çështjen në Strasburg

16 Qershor, 17:06 | Përditesimi: 16 Qershor, 17:06

Gjykata e Korçës dënoi me 5 vite shërbim prove Dritson Kurtin, i cili ishte arrestuar vitin e kaluar. Pas seancës ka folur dhe avokati Cenko i cili ka thënë se do konsultohet me klientin nëse do ta kërkojnë pafajsinë e plot në Strasburg.  Ai u akuzua për marrëdhënie të paligjshme me një të mitur, me të cilën solli në jetë një fëmijë.

r.k./Shqiptarja.com