Gjykata e Lartë më 2024, Sadushi: Kemi ulur me 50% stokun e dosjeve, këtë vit u dhanë 7639 vendime! Mbi 74% e rekurseve dështuan, 449 çështje për gjyqtar

30 Dhjetor 2024, 20:20

Kreu i Gjykatës së Lartë bën bilancin vjetor të institucionit, duke theksuar se është punuar me ngarkesë mbi 300%! Prioritet Baza e të Dhënave dhe forcimi i institucionit. Mesazhi: "Drejtësia është themeli i shoqërisë dhe ne jemi të vendosur ta bëjmë atë një model, që jep besim, siguri dhe krenari për qytetarët tanë!"