Gjykata e Sarandës kthen për hetim dosjen për vdekjen e turistes britanike gjatë ekspeditës nënujore, babai: Vajzës nuk iu dha ndihma e shpejtë! Kërkohet ekspertizë e re

16 Prill 2025, 19:32 | Përditesimi: 16 Prill 2025, 19:32

Gjykata e Sarandës i kërkon prokurorisë që brenda një muaji të plotësojë hetimet për vdekjen e zhytëses britanike Rebecca Gannon, ku i pandehur është Saimir Kushova. Edhe pse kanë kaluar dy vite e gjysmë nga ngjarja tragjike ende ka shumë enigma, ndërsa personi përgjegjës arriti të largohet nga vendi. Me vone u kap për droge ne Norvegji, ku vuan dënimin.

I.M/Shqiptarja.com