Gjykata rrëzoi FSHF-në, Artan Shyti në Report Tv: Vendimi i gjykatës tregoi se futbolli në Shqipëri është 'njollë e zezë'! Duka ka përçarë komunitetin, shteti u vonua në ndërhyrje

11 Shkurt 2022, 13:02 | Përditesimi i fundit: 2022-02-11 14:41:45

Artan Shyti, ish-zëvendës ministër i sportit, thotë se vendimi i gjykatës së Tiranës për të zhbërë asamblenë e shoqatës rajonale të futbollit në Tiranë, që u organizua nga FSHF, është një njollë e zezë për këtë sport. Në studion e Report TV Shyti fillimisht tha se futbolli nuk duhet të kishte përfunduar deri në dyer e gjykatave.

“Gjykata vendosi dhe nuk duhet të konsiderojmë asnjë palë fitimtare. Fakti që shoqata e Tiranës është ndarë në grupime është një anomali që nuk i bën mirë futbollit dhe jo vetëm fëmijëve. Fakti që këto shoqata janë pjesë e asamblesë dhe janë të kontestueshme …