‘Gjykatësi i verbuar nga leku rrëzoi shtetin’, Rama për ndërtimet pa leje: Dosjet kanë zënë myk në prokurori, kemi një vit që bëjmë 'bam e bum' për një pallat

1 Tetor 2022, 10:29 | Përditesimi i fundit: 2022-10-01 14:53:21

Kryeministri Edi Rama i ka hedhur fajin drejtësisë për mijëra metra katrorë të ndërtuar pa leje në mes të Tiranës, duke thënë se të korruptuarit e këtij sistemi janë shndërruar në mburojë për pronarët e pallateve. Ndalur në rastin konkret, pallatin ‘Syri i Tiranës’, Rama ka publikuar dokumentin që tregon se IKMT ka kallëzuar kompaninë “Ideal Cosntruction shpk”, për shtesën pa leje prej 4646 metër katrorë që në muajin korrik të këtij viti, por drejtësia nuk ka lëvizur për sekuestrimin e tyre. 

    No videos found.