Gjyqtari Gjermeni përjashtohet nga drejtësia pas 2 dorëheqjeve, liroi të ‘fortët’! Nga Ervis Martinaj te Lici dhe akuzat për lidhje me Aldo Baren

15 Tetor 2022, 18:00

Komisioni i Vetingut ka vendosur ditën e djeshme të përjashtojë për 15 vite nga drejtësia gjyqtarin e Tiranës, Artan Gjermeni. Vendimi ka ardhur pas dy dorëheqjeve nga detyra të gjyqtarit. Procesi i Vetingut për gjyqtarin e Tiranës ka nisur që në dhjetor të vitit 2019. Në 25 maj të vitit 2022, Gjermeni paraqiti pranë KLGJ-së kërkesën për heqje dorë nga statusi i magjistratit, pra duke kërkuar largimin nga drejtësi. Në 26 qershor të vitit 2022, gjyqtari Gjermeni ka paraqitur një kërkesë në KLGJ duket u dorëhequr nga dorëheqja, ndërsa një javë më pas ka kërkuar përjashtimin e komisioneres Etleda Çiftja, e cila ishte pjesë e trupit gjykues që po shqyrtonte dosjen e tij.