Gledis Nano urdhër Policisë Kriminale: Patrulloni vijën bregdetare dhe filmoni çdo manovër të rrezikshme të mjeteve lundruese

31 Korrik 2022, 19:52

Punonjësit e Policisë Kriminale do të angazhohen në patrullim të vijës bregdetare përgjatë muajit gusht. Urdhri erdhi nga kryepolici Gledis Nano, i cili ka kërkuar dokumentimin e të gjitha manovrave të rrezikshme nga skafet apo Jet ski përmes pamjeve filmike që do t’i kalojnë Policisë Kufitare