TIRANË- Prokuroria e Tiranës goditi një tjetër rast të evazionit fiskal, ndërsa kësaj radhe bëhet fjalë për subjektin tregtar ‘Buzi Store’. Pas një hetimi disa mujor të nisur që në vitin 2024, organi i akuzës njofton se kanë zbuluar se ‘Buzi Store’ nuk ka deklaruar 3.7 mln € të ardhura në autoritetet tatimore. Në kërkim është shpallur administratori Oltion Buzi, i cili lëshonte fatura fiskale false.
Sipas Prokurorisë, Oltion Buzi përdorte një sistem të paligjshëm për lëshimin e faturave false tatimore, sistem kompjuterik i paautorizuar nga Tatimet në vend që operonte përmes një platformës online të palicencuar “store.dyqanimen.com”.
Gjatë shitjeve në bizneset e “Buzi Store” lëshohen faturave të falsifikuara dhe të pa fiskalizuara. Madje në hetimin e prokurorisë së Tiranës, pas referimit që i është bërë nga Drejtortia e Hetimit Tatimor , u zbulua se në disa kompania lëshonte fatura me vlera më të mëdha, ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore, duke kryer kështu evazion fiskal në vlera shumë të mëdha.