Goditet grupi i ‘skifterëve’ të Edison Pulës! Këngëtarë e pilotë të Formula 1, grabitën sende me vlerë 1 milionë euro në 49 shtëpi VIP-ash në Francë e Belgjikë! 7 të arrestuar

10 Mars 2025, 21:21 | Përditesimi: 10 Mars 2025, 21:21

7 shqiptarë u arrestuan, pjesë e bandës së Niklës, me në krye Edison Pulën, si autor të vjedhjes së 49 banesave në Francë dhe Belgjikë. Grupi synonte banesa VIP-ash, futbollistësh e pilotësh të Formula 1, ndërsa arrinin të merrnin bizhuteri, para e sende të tjera me vlerë që shkojnë në total në 1 milion euro.

r.k./Shqiptarja.com