Goditet një tjetër rast në Tiranë/ Zbulohen 4 ambiente për zhvillimin e lojërave të fatit, 5 në pranga dhe 2 në kërkim (EMRAT)

22 Prill, 11:59 | Përditesimi: 22 Prill, 11:59

Katër ambiente të përshtatura për organizimin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit janë goditur në kryeqytet.

Pesë persona janë arrestuar: Xhuljan Kaloshi, Klajment Çurri, Redion Muka, Edmond Ndreka, Klodjan Vishkurti, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, të gjithë këta pronarë, administratorë apo punonjës në këto ambiente.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar 16 komppjutera për lojëra fati, tavolina për lojën “Poker”, si dhe sende të tjera që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

I.M/Shqiptarja.com