Goditi me grusht Berishën, Gert Shehu nuk padit truprojat e ish-kryeministrit

10 Dhjetor 2022, 11:43

Gert Shehu, 31-vjeçari, i cili goditi me grusht Sali Berishën ka vendosur të ‘falë’ truprojat e ish-kryeministrit. Report Tv mëson se Gert Shehu është shprehur se nuk dëshiron t’i padisë truprojat, ndonëse këta të fundit ushtruan dhunë ndaj 31-vjeçarit për ta neutralizuar pasi goditi Berishën.