Goditi Sali Berishën, shqyrtohet sot në Apel kërkesa e Gert Shehut për të lënë qelinë

28 Dhjetor 2022, 11:42 | Përditesimi i fundit: 2022-12-28 15:45:03

Ditën e sotme në gjykatën e Apelit do të shqyrtohet kërkesa e Gert Shehut, 30-vjeçarit që goditi Sali Berishën, për të lënë qelinë. Seanca do të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa avokatët e Shehut kanë kërkuar ndryshim të masës nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’ ose shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik.