Goditja e Berishës, truprojat e ish-kryeministrit lihen të lirë

7 Dhjetor 2022, 18:45 | Përditesimi i fundit: 2022-12-07 19:53:10

Truprojat e Sali Berishës u shoqëruan gjatë mesnatës në polici, ndërsa gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se ata janë lënë tashmë të lirë. Në dëshminë e tyre, truprojat kanë deklaruar se vetëm kanë parë një person që është futur dhe ka qëlluar ish-kryeministrin dhe për këtë arsye kanë ndërhyrë për ta neutralizuar duke bërë detyrën. Ndaj tyre nuk është ngritur asnjë procedim penal dhe tani janë të lirë.

  •