GOLAT/ Tirana në krizë, Dinamo e ndal në derbi! Partizani fiton me Teutën dhe i bashkohet Egnatias në krye! Rrogozhinasit ndalen në Korçë

28 Tetor 2023, 22:30

Superliga shqiptare e futbollit mbylli javën e dhjetë, teksa këtë të shtunë gjithçka nisi në "Selman Stërmasi", aty ku Tirana vendase barazoi 1-1 me Dinamon në derbin e kryeqytetit. Në 17:00 Partizani fitoi 0-1 me Teutën dhe iu bashkua kreut, teksa në Korçë Skënderbeu barazoi 1-1 me Egnatian. Tanimë rrogozhinasit dhe Partizani kanë nga 20 pikë në krye të renditjes.