Goli i anuluar tërboi tifozët, 'shpërthen' edhe trajneri i Elbasanit: Ndaj Partizanit na u pa edhe një penallti

21 Tetor, 13:02

Supersfida e javës së 9 të Superligës mes Elbasanit dhe Partizanit u mbyll pa fitues dhe me shifrat 1-1. Të kuqtë realizuan të parët me Zekën, ndërsa vendasit barazuan me Ze Gomesh, por në minutat e fundit tifozët e Elbasanit u tërbuan pas një goli të anuluar, si rrjedhojë e një dyluftimi mes mbrojtësit dhe sulmuesit. Kaq mjaftoi që disa ultras të tentonin të hynin në fushë, por që gjithsesi nu kia dolën.

“Goli ishte i rregullt, e kam parë disa herë. Ishte një duel normal mes një sulmuesi dhe një mbrojtësi. Patëm edhe një penallti që nuk u pa në VAR. Megjithatë me skuadrën jam i kënaqur sidomos për reagimin pasi pësuam golin,”-u shpreh Roberto Bordin, trajner i Elbasanit.

“Një atmosferë fantastike në Elbasan për ndeshjen. E kisha dëgjuar më herët nga kombëtarja e Serbisë që tifozët ketu janë te zjarrtë, por sot e vërtetova. Elbasani në të njejtën kohë ka një ekip shumë kualitativ dhe jam i lumtur për pikën në transfertë edhe pse kemi patur më shume raste,”-tha Aleksandr Veselinovic, trajner i Partizanit.

    No videos found.