‘Gomerët e Trojeve’, rikthimi i bujshëm i Gent Bejkos

22 Maj, 13:31 | Përditesimi: 22 Maj, 13:31

Aktori dhe regjisori Gent Bejko rikthehet nga Kanadaja për të ndarë me publikun eksperiencën e jetës dhe artit mes dy vendeve. Një rrëfim mbi sfidat, emocionet dhe transformimet që sjell një karrierë artistike e ndërtuar larg Shqipërisë, por gjithmonë e lidhur ngushtë me skenën dhe publikun shqiptar. Përveç jetës mes Kanadasë dhe Shqipërisë, Gent Bejko vjen edhe me një projekt të ri teatror në skenën e teatrit “Migjeni”, komedinë e zezë “Gomerët e Trojeve”, një vepër që premton të sjellë humor, ironi dhe reflektim përmes një qasjeje të veçantë artistike. Për të na treguar më shumë mbi rikthimin, teatrin dhe projektet e tij artistike, flasim sot në “Rreze Dielli”, në një lidhje direkte nga Shkodra me Gent Bejkon.

MC/Shqiptarja.com