Gonzato: Garancia për fëmijët, program kyç! Objektivi deri në 2030 është ulja e numrit të tyre në varfëri

9 Prill, 11:33

Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato kërkoi një vëmendje më të shtuar ndaj fëmijëve, veçanërisht ndaj atyre që përjetojnë përjashtimin social për shkak të varfërisë apo problematikave të tjera. Ai tha se procesi i anëtarësimit nuk do të thotë vetëm miratimi i legjislacionit, por kërkon shndërrimin e të gjithë shoqërisë në të gjithë aspektet e saj