Grabitën xhiron e një dyqani në Durrës, arrestohen dy të rinjtë! Kërcënuan me kallashnikov pronaren dhe i morën 15 mijë lekë! Autorë të dy vjedhjeve të tjera

8 Janar 2023, 09:53

Dy të rinj kanë rënë në pranga për vjedhjen e një dyqani ushqimor në Durrës vetëm dy ditë më parë. Në pranga kanë rënë Orges Mona, 34 vjeç dhe Erlind Shehaj, 35 vjeç, të cilët kanë kërcënuar me kallashnikov pronaren e dyqanit dhe i kanë marrë 15 mijë lekë.