Grabitja e 67-vjeçares, flet fqinja për Report Tv: Jeton e vetme, ishte nxirë në fytyrë nga dhuna e grabitësit

5 Janar 2023, 21:25

Një prej fqinjëve, ka folur për grabitjen e 67-vjeçares në Maliq. Erjona Bakollari thotë për Report Tv se ka shkuar tek 67-vjeçarja menjëherë pasi ajo e lajmëroi për grabitjen. Ajo thotë se 67-vjeçarja Luljeta Hoxha ishte nxirë në fytyrë për shkak të dhunës që kishte ushtruar grabitësi.