Gramsh, helmohen 2 ushtarë në Uzinën e armëve! Transportohen me helikopter te ‘Trauma’! Sulmi nga 2 rus dhe 1 ukrainas

20 Gusht 2022, 22:19

Dy ushtarë janë helmuar në Uzinën e Armëve në Gramsh. Ata janë transportuar me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin trajtim mjekësor pasi kanë humbur shkimin. Report Tv është interesuar pranë Ministrisë së Mbrojtjes, e cila ka konfirmuar se ushtarët janë lënduar ndërsa një grup ekspertësh janë nisur nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme drejt Uzinës Mekanike.