Greqi, ’10 orë punë në ditë’, protesta kundër planeve të qeverisë për të ndryshuar ligjin

14 Maj 2021, 14:39

Me qindra qytetarë grekë protestuan jashtë parlamentit në Athinë, për të kundërshtuar reformat e planifikuara të qeverisë mbi kodin e punës, ndryshime që sipas tyre cenojnë të drejtat dhe liritë e punëtorëve, duke përfshirë heqjen e orarit 8 orë punë në ditë. Qeveria planifikon të miratojë ligjin në qershor.