Greqi, plagosja e kuzhinierit shqiptar me thikë, publikohen pamjet! Klientit nuk i pëlqeu pjata

20 Mars, 09:08

Publikohet videoja e plagosjes së kuzhinierit shqiptar me thikë në Selanik. Mediat greke kanë bërë publike pamjet, ku duket shqiptari që goditet me thikë në pjesën e barkut në restorant nga një klient.

Në momentin kur qëllohet ka qenë vetëm bashkëshortja e tij që po e mbronte nga agresori, i cili më pas u largua nga restoranti. Fillimisht klienti agresor ka bërë porosinë dhe më pas ka qenë dhe skena e plagosjes, kur fillimisht kanë debatuar klienti me kuzhinierin shqiptar.

Më pas klienti merr thikën e kuzhinës dhe qëllon shqiptarin në stomak.