Greqi/ Shkatërrohet banka e drogës, në pranga 3 shqiptarë! Kapen 70.66 gr kokainë, 269.8 gr kanabis dhe shuma të mëdha parash

26 Korrik, 10:01

Policia greke ka goditur një grup kriminal të trafikut të drogës që ushtronte aktivitetin në zona të ndryshme të Athinës, ku në pranga kanë rënë 3 shqiptarë dhe një grek, ndërkohë që u kryen 5 kontrolle banesash dhe një tjetër në një biznes.

Sipas Protothema, nga hetimet paraprake rezultoi se bëhet fjalë për një grup kriminal me veprimtari të vazhdueshme, me strukturë hierarkike dhe me role të dallueshme mes anëtarëve të tij, i cili merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe cannabis.

Nga hetimet rezultoi se 43-vjeçari Arjel Tafilaj nga Selenica, ishte drejtuesi, i cili merrte çdo vendim lidhur me grupin, ndërsa ishte i informuar përpara se të merrej ndonjë veprim nga anëtarët e tjerë.

    No videos found.