Greqi/ U vra nga kunati, 33-vjeçari hynte lirshëm në shtëpinë e tyre, aty dyshohet se kanë ndodhur përdhunimet ndaj të miturës

11 Janar, 15:37

33-vjeçari shqiptar që prej vitesh abuzonte me të miturën në Greqi, hynte dhe dilte lirshëm nga banesa e saj.

Duke e konsideruar njeri të familjes, babai nuk e kishte kuptuar se Erjon. P ngacmonte dhe abuzonte seksualisht me vajzën.

“33-vjeçari kishte akses të lirë në shtëpi. Përdhunimet kanë ndodhur brenda shtëpisë. E në fakt, në momentin që po ndodhnin këto ngjarje, në shtëpi ndodhej edhe vëllai i vogël i vajzës, i cili në atë kohë ishte 4 vjeç. Ai shkonte zakonisht në banesë kur prindërit ishin në punë.”, tha avokati Michalis Synodinos për SKAI-n.