Një 28- vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Greqi. Sipas mediave greke, autorët janë dy kushërinj të tij, vëllezër të moshës 17 dhe 19 vjeç.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 kur efektivët e Policisë Rrugore, të cilët po lëviznin drejt Patisionit, panë të rrëzuar përtokë 28 vjeçarin Denis Loka.
Ai u dërgua me ambulancë në spitalin Evangelismos, por nuk mundi që të mbijetojë dhe ndërroi jetë.