Greqi/ Zbardhet vrasja e Irakli Davellës, arrestohen dy shqiptarët vrasës me pagesë! Dyshohet për larje hesapesh, u gjendet arma që dyshohet se përdorën në atentat

27 Janar, 18:31

Policia greke arrestoi 2 shqiptarë, pasi dyshohet se janë autor të vrasjes së Irakli Davellës më 15 dhjetor në Athinë. Mendohet se janë vrasës me pagesë, pasi nuk kishin njohje me Davellën, ndërsa njërit i është gjetur armë zjarri në banesë, e cila do të ekspertohet për të parë nëse është e krimit. Ata u gjurmuan përmes makinës së vjedhur me të cilën u larguan.