Greqia mbështet me kushte anëtarësimin e Shqipërisë në BE, eksperti: Diçka e pritshme! Duan pronat në Himarë, askush si vendi ynë nuk respekton minoritetet
Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledjon Krisafi komentoi deklaratat e kryeministrit grek Mitsotakis sot në Janinë. Ky i fundit u shpreh se Greqia mbështet rrugëtimin e Shqipërisë në BE, por mund të kushtëzojë shpejtësinë e kësaj ecurisë, për shkak se Shqipëria sipas tij nuk ka përmbushur disa detyrime lidhur me pakicat kombëtare dhe pronat e tyre.